Flota detare britanike e ka kapur një tankier gjigant të naftës iraniane në Gjibraltar, pas dyshimeve se nafta kishte destinacion Sirinë, gjë që është në kundërshtim me rregulloret e BE-së.
Ky veprim nxiti zemërimin e Teheranit dhe mund të përshkallëzoi konfrontimin e tij me Perëndimin.
Tankieri Grace 1 u konfiskua në territorin britanik në kepin jugor të Spanjës pas lundrimit rreth Afrikës, e cila është rruga më e gjatë që përshkohet nga Lindja e Mesme deri në grykën e Mesdheut.
Ministria e Jashtme e Iranit thirri ambasadorin britanik për të shprehur “kundërshtim ndaj konfiskimit të paligjshëm dhe të papranueshëm” të anijes së saj.
Këshilltari amerikan i sigurimit kombëtar John Bolton, në anën tjetër, tha se lëvizja britanike ishte “një lajm i shkëlqyeshëm”.
Ndërsa Evropa ka ndaluar dërgesat e naftës në Siri që nga viti 2011, dhe ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Evropa nuk ka sanksione të gjera kundër Iranit.
Autoritetet në Gjibraltar nuk dhanë asnjë referencë për burimin e naftës ose pronësinë e anijes kur e kapën.
Por pranimi i Iranit se ai ishte në pronësi të tyre dhe gjasat që ngarkesa e saj ishte gjithashtu iraniane, krijoi një lidhje midis incidentit dhe një përpjekjeje të re të SHBA për të ndalur të gjitha shitjet globale të naftës iraniane. Irani e përshkruan këtë si një “luftë ekonomike të paligjshme”.
Vendet evropiane deri më tani janë përpjekur të duken neutrale në konfrontimin midis Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa vet Irani ka kohë që furnizon aleatët e tij në Siri me naftë pavarësisht sanksioneve kundër Sirisë që udhëhiqet nga regjimi i Bashar Al Assad.