Presidenti amerikan Donald Trump për pak sa nuk e nisi një konflikt me përmasa katastrofike për botën. Ai fillimisht autorizoi sulme ushtarake ajrore ndaj Iranit, por më pas e ndërroi mendjen, njoftojnë mediat amerikane.

New York Times citon zyrtarë të lartë nga Shtëpia e Bardhë të cilët pohojnë se janë planifikuar në detaje sulme ndaj shënjestrave të caktuara në Iran.

Ata madje thanë se operacioni ishte në faza fillestare, por presidenti e ndaloi atë që mund të quhej si konflikti më i rrezikshëm i kësaj kohe.

Sulmet e planifikuara erdhën në përgjigje të rrëzimit të një droni amerikan nga ana e Iranit.

Irani pohon se e bëri një veprim të tillë pasi droni amerikan kishte hyrë në hapësirën e vendit pa leje, dhe më pas u rrëzua në një hapësirë ajrore ndërkombëtare.

Incidenti vjen në një kohë të eskalimit të tensioneve në mes të dy vendeve, pasi Irani dyshohet se po qëndron pas sulmeve të tankerëve saudit të naftës, të cilët janë furnizuesit kryesor të SHBA-ve, njëkohësisht aleatët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re