Fermerë, grumbullues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë protestuar këtë të mërkurë duke bllokuar aksin kombëtar Lushnje-Fier pranë Rotondos së Plastmasit.

 

Ata kanë protestuar për mos subvencionimin e TVSH-së ndërsa kanë akuzuar qeverinë se po falimentojnë për shkak të politikave të ndjekura prej kësaj të fundit.

 

Nën vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat janë përpjekur që të largojnë protestuesit nga rruga por që kanë hasur në rezistencën e këtyre të fundit.

 

Disa prej fermerëve të dalë në protest derdhën në rrugë edhe fuçitë me qumësht.

 

Sipas tyre politika e ndjekur nga qeveria po I çon drejt falimentimit.

 

“Kerkojme uljen e TVSH per qumeshtin. Kemi marre kredi ndersa prodhimet detyrohemi ti hedhim ne plehra”, u shpreheën disa nga fermerët e dalë në protestë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re