Mungesa e tregut per prodhimet dhe çmimi i ulet kane qënë shqetësimi kryesor i fermerëve përgjatë këtij viti.

Por për Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca të dhënat nga doganat tregojnë rritje me 20% të eksproteve bujqësore.

 

FRIDA KRIFCA

MINISTRE E BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL

 

Brenda gushtit të këtij vitit ne kemi pasur një rritje prej 54 milion euro më shume eksporte bujqësore, bujqësi dje agropërpunim që flet për një performancë mjaft të mire dhe një qasje pozitive të eksporteve të shqipërisë . Sigurisht që mund të kemi problematika në momente të caktuara të gjetjes së tregut, mund të jenë fermerë të vegjël, nuk e di rastin konkretisht.  Shifrat tona tregojne që kemi një rritje të eksporteve bujqësore. Ne kemi bërë përparim, jo ecje mbrapa në këtë drejtim. Sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë për të lidhur te gjitha hallkat e zinxhirit.

 

Nga Korça, ministrja foli edhe për situatën e grurit. Ajo tha se çmimi në treg është më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe se qeveria po inkurajon ngritjen e pikave të grumbullimit.

 

Është fakt që këtë vit gruri  në pikat e grumbullimit ka pasur një çmim më të lartë se vitin e kaluar. Çmimi ka qënë diku 45- 50 lek për kg. Ne kemi inkurajuar nepermjet bordit te transparences se cmimeve te shportes grumbulluesit e grurit qe të grumbullojnë grurin vendas. Sigurisht që ata kanë kritere të posaçme sepse e përpunojnë e bëjnë miell sic e kerkojnë standartet kombëtare , e kërkojnë në nivelin që u shërbejnë atyre edhe në nivelin e proteinës dhe për nivelin e humbjeve të posaçme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re