Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka dalë në mbrojtje të fermerëve dhe blegtorëve, të cilët sot protestuan duke derdhur qumështin.

Sula me anë të një postimi në Facebook shkruan se fermerët kërkojnë të drejtat e tyre, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që t’i dëgjojë me vëmendje ata dhe ti plotësojë kërkesat.

“Nuk janë teka, por kërkesa jetike për të mos “vdekur” nga konkurrenca”, shkruan Sula, i cili thekson se “qeveri i ekspozon të brishtë përball konkurrenteve dhe në rastin më të keq i sulmon me politikat e veta”.

Reagimi i Dashnor Sulës:

Me fermerët! Përtej këtyre skandaleve me vjedhje në tendera e investime strategjike, sot pati një ngjarje shumë shqetësuese (Për problematikën), protesta e fermerëve.

Dhjetëra fermerë e blegtorë të myzeqesë dolën me traktorët në autostradën Lushnje-Fier për të kërkuar të drejtat e tyre. Unë jam plotësisht në krahun e tyre dhe bëj thirrje ndaj qeverisë që ti dëgjoj me vëmendje e ti plotësojë kërkesat!

Nuk janë teka, por kërkesa jetike për të mos “vdekur” nga konkurrenca.

Bujqësia krijon 40% të vendeve të punës dhe afro 20% të prodhimit të brendshëm bruto. Por pavarësisht këtyre shifrave që tregojnë rëndësinë e këtij sektori, qeveria i ekspozon të brishtë përball konkurrenteve dhe në rastin më të keq i sulmon me politikat e veta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re