Kryetari i Shoqatës të Përpunuesve të Qumështit, Donjald Hoxha nëpërmjet një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për Fax Neës, ku ka folur lidhur me vështirësitë që po kalon sektori që ai përfaqëson.

Hoxha tha se blegtorët dhe fermerët shqiptarë gjendeshin në një situatë të vështirë si pasojë e shtrenjtimit të kostove të nevojshme për të mundur të operojnë në fermat e tyre. Ndërsa shtoi se kjo kishtesjellë edhe rritjen e çmimit të qumështit.

“Sektori i blegtorisë dhe i përpunimit të qumështit gjendeshin në një situatë të vështirë. Për këtë arsye ne kërkuam nga qeveria që të ndërhyhej që në shtator. Aktualisht blegtorët dhe fermerët shqiptarë gjenden në një situatë tepër të vështirë sepse kostos e nevojshme për të operuar dhe për të mbajtur gjallë fermat e tyre janë shtuar në mënyrë drastike dhe kanë bërë që të kenë në pikëpyetje ekzistencën e tyre.

Lënda ushqimroe është dyfishuar dhe trefishuar si kosto ushqimi dhe gjithashtu kostot e shtuar të naftës kanë bërë që fermat shqiptare tëgjenden në vështirësi dhe të kemi një çmim më të lartë të qumështit të freksët që blihet nga blegtorët. Konkretisht të bëj një mesatarizim, nëse çmimi ka qenë 40-50 lekë për litër, tashmë ai është 50-60 lekë për litër kur blihet nga fermerët”– u shpreh Hoxha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re