Vendimi i qeverisë për të hequr taksat për fermeret duke nisur nga 1 janari 2021, do ti ndihmojë ndjeshëm ata që punojnë në fshat.

Cmimi me pakice gati do të përgjysmohet dhe kjo pritet të japë efekte direkte tek shpenzimet dhe të ardhurat e fermereve me NIPT.

Ish ministri dhe përfaqësuesi i PS, Ilir Beqaj ka bërë një përllogaritje sesa pritet të jetë cmimi I ri I naftës për fermeret në fshat pas heqjes së taksave.

Ai shkruan se në 1 janar 1 litër naftë do të shkojë dicka më pak sesa 70 lekë për litër ndërsa sot është 150 lekë për litër.

 

Nga 1 janar 2021 nafta për fermerët nuk do të ketë më taksa direkte. As akzicë (37 lek), as taksë qarkullimi (27 lek), as taksë ndikimi në mjedis (3 lek).

Të gjitha këto taksa së bashku duke shtuar edhe tatimin mbi vlerën e shtuar bëjnë 80,4 lek që nuk do të jenë më pjesë e çmimit me pakicë të një litër naftë nëse përdoret nga fermerët

Në 1 janar 2021, 1 litër naftë do të jetë 54 % më lirë se sa është sot.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re