Zona e Jagodinës falë relievit të saj favorizon kultivimin e një sërë produktesh bujqësore të cilat vitete e fundit po marrin vëmendjen e blerësve të huaj pasi tregu vendas nuk iu siguron fermerëve të kësaj zone tregun e nevojshëm për të shitur produktet.

 

Fermërët e Jagodinës shprehen se se bujqësia është e vetmja mënyrë që ata kanë për të jetuar. I gjithë investimi i tyre është me financime personale pasi ka një mungesë të vëmendjes së shtetit ndaj tyre, pasi edhe pse kanë vite që aplikojnë në skemat e subvencioneve sërisht nuk kanë marrë as mbështetjen më minimale.

 

Një ndër kulturat më problematike për këtë vit ishte ajo e domates e cila ka mbetur pothuajse stok. Edhe pse risi, lakra e Brukselit duket se është faktori kyç për t’iu siguruar fermerëve të Jagodinës të ardhurat të mjaftueshmë për të mbijetuar.

 

Një lehtësi e cila pritet të favorizojë edhe më shumë këtë zonë është edhe projekti për investimet në infrastrukturë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko