Në Lushnje fermere dhe përfaqësues të PD kanë protestuar kundër politikave të qeverisë në bujqësi.

Ata dolën dhe bllokuan për disa minuta kryqezimin e Savrës në hyrje te qytetit duke derdhur ne mënyrë simbolike në rrugë fuçit me qumesht.

Protesta e fermerëve të Lushnjes  e mbështetur edhe nga opozita ishte për rimbursimin e TVSH-së.

Ata u shprehen të indinjuar nga harresa dhe arroganca e qeverisë.

Sipas fermeve, qeveria I ka braktisur dhe kjo shihet tek vështirësite e përditshme që ata kanë sidomos në shitrjen e produkteve, e mënyrë të vecante tek cmimi I qumeshtit që është 30-45 leke të reja për liter.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re