Një nga sektorët e goditur si pasojë e koronavirusit dhe masave shtrënguese nga ana e qeverisë janë dhe fermerët, të cilët nuk kanë mundësi që të shesin produktet e tyre.

Ervin Resuli ka publikuar sot një kamion plot me kastravecë i cili është hedhur në plehra, pasi nuk e blen më askush.

Fermerët sipas tij e kanë shitur kastravecin me 10 lekë të vjetra kilogramin, ndërkohë që kostoja e tyre është 35 lekë për kg.

Videoja e mëposhtme i përket fermerëve të Samaticës në Berat, të cilët edhe më herët kanë ngritur shqetësimet e tyre.

Postimi i Resulit:

Cmimi i kastravecit zbriti deri në 10 lëkë/kg e tashmë as po ua marin fare ! Ky kamion mban përsiper bukën e shumë familjeve të cilat humbën që mbollën e nuk do ken mundësin të mbjellin përsëri !

Bllokimi i shoferve ,bllokimi total i situatës nga COVID-19, bllokimi i lëvizjeve të brendshme të fermerve, frika nga infektimin me COVID-19 e gjitha kjo sjell një pasiguri ,frikë e dëme të pa rikuperueshme ekonomike.

Sot Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria duhet të lën shoë-n dhe propaganden por t’ju japin dorën këtyre fermerve që në një situatë të mbylljes se kufijve këta do të na mbanin me bukë në plot kuptimin e fjalës ! Unë jam me fermerët !!!

NO FARMER, NO FOOD !!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re