Kryeministri,Edi Rama i shoqëuar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë në disa prej tokave në Dibër të mbjella kryesisht me qershi.

Pavarësisht se fermerët këtë vit për shkak të mbiprodhimit, janë detyruar të çojnë dëm sasi të mëdha të qershive, Rama u shpreh se duhej të rritje akoma prodhimi edhe i frutave të tjera.

Mes të tjerash, i ulur këmbëkryq duke shijuar disa kokrra qershi, ai tha se Dibra do të bëhej rrethi i parë i agropërpunimit bujqësor.

Rama shtoi se me rrugën e Arbrit, Dibra do të futen në tregun e Tiranës, ku do të shiten produktet e fermerëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re