Home SHQIPERIA Fermerët holandezë në protestë; qeveria kërkon uljen e numrit të bagëtive: Ndotin atmosferën

Fermerët holandezë në protestë; qeveria kërkon uljen e numrit të bagëtive: Ndotin atmosferën

0
Fermerët holandezë në protestë; qeveria kërkon uljen e numrit të bagëtive: Ndotin atmosferën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mijëra fermerë holandezë po protestojnë për të disatën ditë kundër vendimeve të qeverisë për të frenuar emetimet e oksidit të azotit dhe amoniakut me 50% deri në vitin 2030.

Qeveria holandeze ka planifikuar të shkurtojë numrin e bagëtive për të ruajtur nivelet e emetimit të gazrave në atmosferë.

Fermerët kanë bllokuar me traktorë qendrat e shpërndarjes së supermarketeve në vazhdimin e protestave kundër rregullave të reja mjedisore. Gjithashtu peshkatarët bllokuan portet në shenjë mbështetjeje për fermerët.

Gjate protestës ka pasur dhe tensione ku një polic ka qëlluar me armë zjarri drejt një traktori, ndërsa 3 fermerë u arrestuan.

Reformat pritet të përfshijnë reduktimin e bagëtive dhe blerjen e disa fermave, kafshët e të cilave prodhojnë sasi të mëdha amoniaku. Fermerët argumentojnë se ata janë po goditen padrejtësisht dhe nuk po u jepet asnjë perspektivë për të ardhmen e tyre.

Udhëheqësit e protestave thonë se ligji është i papranueshëm, pasi disa fermerë do të duhej të hiqnin dorë nga biznesi i tyre për të përmbushur objektivat e qeverisë për azotin.

Sipas qeverisë, sektori i bujqësisë është përgjegjës për rreth 41% e emetimeve të azotit në atmosferë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë