Deputeti i PD, Saimir Korreshi, gjatë fjalës së tij nga Kuvendit, teksa ka folur mbi bujqësinë dhe situatën në Lushnjë, ka ironizuar takimet e përfaqësuesve të PS me fermerët.

“Selfiet” e këtyre ditëve kanë qenë shumë të ndjeshme për qytetarët e Lushnjës”, tha Korreshi, ndërsa  është shprehu më tej se, “mirë do ishte të mos kishim vajtur vetëm tek këta të PS, të kishin vajt edhe nga anët tona’.

Korreshi deklaroi se ka fermerë që kanë grurin dhe misrin të pa shitur nëpër magazina, ndërsa shtroi pyetjen se kush i mori subvencionet për ta.

Më tej, Korreshi deklaroi se tollonat e naftës për fermerët u ndanë një ditë para zgjedhjeve.

“Ditën e shtunë i kemi kapur duke ndarë tollona naftë njerëzve të PS. Verifikojini pse një pjesë nuk ka marrë tollona nafte”,deklaroi ai.

Pjesë nga fjala e tij

Selfiet” e këtyre ditëve kanë qenë shumë të ndjeshme për qytetarët e Lushnjës. Mirë do ishte të mos kishim vajtur vetëm tek këta të PS, të kishin vajt edhe nga anët tona.

Kanë tre ditë që fermerët dalin në ara vetëm për “selfie”. Ngelën me telefon në dorë, po prap s’po shesin dot, dhe gruri dhe misri ngeli. Na tregoni si me selfi ecën situata, se nuk kemi gjë në terezi kështu.

Ju rikujtoj se grurin e kemi nepër magazina, asnjë se ka shitur. Iku gruri erdhi misri, pyesni sa ka qenë kosto. Po pyesin nga Lushnja kush i mori subvencionet se kanë bërë sera. Këtyre që iu hodhi serat në erë, i keni pyetur për kostot. E keni pyetur Luan Kërçukun në Gramsh, sa vite ka pa u vaditur komuna Dushk. Ka hap 20 puse me lekët e kalamajve.

Si ka mundësi që Lushnja nuk ka asnjë laborator, për analizat e tokës të dijmë ca plehu ti hedhim arës. Si ka mundësi, verifikojini kush i ka marrë këto. Tollonat e naftës pse u ndanë një ditë para zgjedhjeve? Ditën e shtunë i kemi kapur duke ndarë tollona naftë njerëzve të PS. Verifikojini pse një pjesë nuk ka marrë tollona naftë. Bujqësia vërtet nuk është breshëri, por e di që është në ditën e saj më të keqe. Ju çoj në çdo zonë të shihni në çfarë situate dramatike janë. Hajde, lidh kontrata, fusho, vadit, të gjithë nga Tirana, si ka mundësi nuk e fiton një Lushnjar”, tha Korreshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re