Sindikata e Fermerëve të Bashkuar ashtu sic kishte paralajmëruar ka zhvilluar një proteste paraditen e kësaj të premteje në Lushnje.
Ashtu sic ka ndodhur edhe në protesta të mëparshme, fermerët kanë bllokuar rotondon e Savrës.
Sindikata e fermereve vazhdon të shprehe protesten e saj mbi politikat, sipas saj, aspak mbështetese të qeverisë ndaj tyre.
Ajo thotë se kjo proteste vjen si nevoje e faktit që qeveria nuk i ka kthyer përgjigje kërkesave dhe shqetësimeve të vazhdueshme të sindikates mbi politikat agrare aktuale.
Sindikata thotë se ka bërë një kërkesë me 5 pika për zgjidhjen e problemeve të fermerit por nuk ka marrë asnjë sinjal reagimi nga institucionet. Fermeret thonë se e ndjejnë veten të braktisur nga shteti që nuk po i mbështet me subvencione direkte dhe politika të tjera mbrojtëse mbi prodhimin e tyre.
Thirrjes së sindikates iu përgjigjen fermere nga Lushnja, Fieri, Divjaka dhe Berati.
Protesta u shoqerua me prezencen e forcave te shumta te policise por nuk pati incidente serioze.