Gati 7 mijë fermerë kanë marrë kartën e naftës deri tani. Kontrolli për rreth 25 mijë fermerët e tjerë aplikues vijon, për të parë nëse plotësojnë kushtin për të pasur 1 hektar tokë.

 

ARIAN JAUPLLARI

 

ZV.MINISTER I BUJQESISE

 

“Ka nisur shpërndarja e masave mbështetëse për fermerët, sidomos për naftën sepse është një proces më i thjeshtë sepse pas përfundimit të dosjes, verifikimit të dokumentacionit, bëhet verifikimi në terren dhe në këtë moment, ai që verifikohet bëhet karta gati dhe merr naftën. Kjo ka bërë që nga 33 mijë aplikime që kemi ne, ata që janë verifikuar, kanë marrë kartat. Për të marrë kartën e naftës  duhet të kesh plotësuar kushtin e 1 hektari tokë. Përpos kësaj, bëhet edhe verifikimi në terren për të kuptuar nëse ka 1 hektar tokë. Nëse nuk e ka, jo vetëm nuk përfiton, por edhe përjashtohet nga skemat për 3 vite.”

 

Por edhe këtë vit duket se do të vazhdojë problemi që jo të gjithë fermerët aplikues, edhe pse i plotësojnë kushtet, do të përfitojnë nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë.

 

ARIAN JAUPLLARI

 

ZV. MINISTER I BUJQESISE

“Ka edhe një problem tjetër, paratë që janë në dispozicion për skemën. Mendoj që qeveria duhet të rialokojë fonde gjatë këtij viti, ndryshe nga blegtoria, ku ata që kanë përmbushur kriteret, do të përfitojnë të gjithë.”

 

Puna vijon për të dhënë mbështetjen edhe për blegtorët dhe bletarët, ku deri tani janë përpunuar 80% e dosjeve të aplikimeve dhe janë kryer 2000 kontrolle në terren.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re