Ka zgjatur rreth një orë protesta e fermerëve të zonës së Myzeqesë të cilët i kanë kërkuar qeverisë më shumë mbështetje për bujqësinë duke subvencionuar produktet e tyre që nuk shiten.
Pas protestës së ditës së premte në rotondon e Plugut, sot fermerët kanë marshuar nga rotondo e Plasmasit në drejtim të bashkisë së Lushnjes. Pjesë e tubimit paqësor janë: Shoqata e eksportuese fruta perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Sindikata e fermereve të bashkuar.
E gjithë protesta dhe marshimi është shoqëruar nga forca të shumta të policisë.
Kërkesat e fermerëve në drejtim të qeverisë:
Kerkesa Nr.1.
Të subvencionohet direct fermeri për njësi të prodhimit me 10 lekë për kilogram.
Kerkesa Nr.2.
Të stimulohen eksportuesit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sipas modeleve të rajonit me 3 lek për kilogram.
Kerkesa Nr.3.
Të barazohet shkalla e TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë. Të garantohet tatim i ligjshëm të drejtë dhe të ndershëm për operatorët e sektorit.
Kerkesa Nr.4.
Të tërhiqet tatimi me 10% TVSH i inputeve bujqësore. Nuk është koha e duhur për kete tatim shtesë sepse kosto e imputeve bujqësore është rritur
me 50-100% për shkak te krizes globale të energjisë.
Kerkesa Nr.5.
Orientim i fermerëve nga ministria e Bujqësisë me laboratorë të akredituar për analiza të tokës dhe produkteve bujqësore.
Kerkesa Nr.6.
Angazhimi në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
