Në Hamburg vijon edhe sot mobilizimi rural, me një grumbullim në qendër të qytetit dhe bllokimin e pikave të hyrjes në port. Kërkesa qendrore mbetet tërheqja e vendimit për heqjen e subvencionimit të naftës bujqësore.

Sipas policisë, në qendër të qytetit  pritet të mbërrijnë rreth 1500 traktorë, të cilët kanë përdorur pesë pika të ndryshme hyrjeje që nga mëngjesi, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullim. Papritur fermerët i kanë drejtuar automjetet e tyre drejt portit, duke bllokuar shumë pika që të çojnë në terminalet e kontejnerëve.

“Ne vendosëm spontanisht të bllokojmë portin. Këtu është qendra për transportin e ushqimit në mbarë botën. Nëse asgjë nuk funksionon këtu, politikanët do të marrin një mesazh të qartë”, tha një përfaqësues i fermerëve për BILD.

Policia megjithatë u bën thirrje fermerëve që të lëvizin automjetet duke hequr bllokimin e portit dhe po regjistron të dhënat e atyre që refuzojnë ta bëjnë këtë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re