Vijojnë protestat e fermerëve të Lushnjes. Ata ankohen se shteti fut prodhime nga jashtë dhe prodhimet e tyre ngelen pa shitur. Madje sipas tyre edhe prodhimet që i shesin kanë në treg çmime shumë të ulëta.

Po kështu ata kërkojnë subvencionim nga shtetit dhe rregullimin e marrëdhënies me tregtarët.

“Qeveria të bëhet arbitër mes nesh dhe tregtarëve. Ne jemi të detyruar të punojmë në fshat, në serë. Marr lekë nga pensioni i babait dhe blej pesticidet për serën time. Jemi të falimentuar.”, është shprehur një nga fermerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko