Pas protestave të njëpasnjëshme të qytetarëve në Kuçovë për dëmshpërblimin e tokave me çmimin e tregut, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se të gjithë ata do të marrin çfarë kërkojnë.

Peleshi tha ndër të tjera se ky investim në bazën ajrore të Kuçovës është historik dhe tregon siguri për vendin dhe Ballkanin.

“Janë miliona euro që do të investohen, dhe do të ndihmojnë në zhvilkimin e ekonomisë së zonës”-tha Peleshi.

Gazetarja: Ministria e Mbrojtjes ka nje projekt per dixhitalizimin e sistemit, sa i sigurte mund te jete ky proces ndersa çdo dite ne Shqiperi po dalin ne dritë te dhena kofidenciale?

Peleshi: Mbrojtja kibernetike është sfidë për të gjitha vendet. Në NATO konsiderohet një nga pesë domenët e mbrojtjes. Ne jemi përgjegjës ta zhvillojmë sigurinë kibernetike. Kemi një projekt me amerikanët mbi 20 milionë euro për të ngritur njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike që do të jetë garanci e madhe.

Ne I kemi potencialet dhe kapacitetet për të siguruar mbrojtjen e sistemeve tona ushtarake. Kjo sfidë hyn te çdo familje te çdo qytetar dhe deri te institucionet private apo shtetërore meqë janë online dhe me të ekspozuar nga këto rreziqe.

Ne do të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona në rritjen e sigurisë kibernetike. Para se të ndodhnin ngjarjet e fundit, ende nuk dihet nëse janë hakerime apo rrjedhe të informacionit nga nëpunës apo punonjës të papërgjegjshëm.

Çështja është nën hetim ndaj duhet të investojmë më shumë jo vetëm ne por të gjitha vendet. Sado i zhvilluar mund të jetë një vend nuk I shpëton dot kërcënimit botëror të hakerave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re