Skip to content

Fermerët ngrenë zërin në ‘Parlamentin Rural’, kërkojnë më shumë grante për bujqësinë

640 0 69c6a56acc62e

Për tre ditë me radhë, në Lezhë dhe Mirditë u mbajt Parlamenti i Katërt Kombëtar Rural, ku fermerë dhe prodhues nga i gjithë vendi në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe BE-së, diskutuan për sfidat e zhvillimit rural. 

  • Preng Doda, fermer nga Mirdita tha se “ne kemi nevojë për mbështetje. Jemi me shpresë se do jemi përfitues të granteve të vogla.
  • Prek Vushaj, fermer nga Vermoshi theksoi se “zona jonë kryesisht Kelmendi dhe Vermoshi ka nevojë për përkrahje. Në Vermosh janë tre çështje kryesore dhe jetike: bujqësi, blegtori dhe turizëm. Kërkohet një vëmendje më e madhe. 
  • “Ka shumë për të bërë mes një koordinimi me Ministrinë e Bujqësisë dhe aktorë të tjerë për të parandaluar disa fenomeneve pavarësisht përpjekjeve tona nuk adresojnë krijimin e kushteve të nevojshme për bujqësinë. Si fusha e Torovicës, ku hidrovori ka dalë nga funksioni për shkak se ka rënë niveli i tokës”, tha kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.