Fermeret e fshatit Vranisht ne Devoll kanë nisur prerjen e pemëtoreve me molle. Shkak për këtë situatë, sipas fermerëve, është bërë konkurrenca e vendeve të rajonit si dhe çmimi i ulët në treg për shitjen e mollës.

Dy vëllezërit fermer, Artan dhe Valter Avdo tregojnë se u detyruan ti presin mollët pasi prej tre vitesh nuk kanë mundur të shesin prodhimin e tyre. Por situata mbetet problematike pasi të njëjtin veprim si dy vellezerit Avdo pritet ta bëjnë dhe shumë fermerë të tjerë të zonës që merren me kultivimin e mollëve.

Për agjencinë e ekstensionit Bujqësor në Korcë shkak për këtë situatë është bërë se mollët tradicionale starking dhe gold, nuk kërkohen me nga eksporti si dhe tregu vendas. Sipas këtij institucioni, fermerët duhet te kultivojne varietete te reja te cilat kerkohen nga tregu rajonal dhe ai vendas me qëllim shitjen e prodhimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re