Skip to content

Fermerët protestojnë/ Sharka: Kryeministri i ka bërë llogaritë shumë gabim, fond për 6 milionë litra naftë kur na duhen 50 të tilla (Letra e djalit 10 vjeçar)

Fermeret e Lushnjës kanë protestuar për një orë sot përpara drejtorise së Bujqësisë për të treguar se rritja e cmimeve për ta eshte cdo dite proteste pasi ndryshe nuk punojne dot.

Ata kërkuan më teper subvensione, rritjen e fondit te  naftes pa akcize per mekaniken bujqesore dhe heqjen e kritereve perjashtuese të fermereve që aplikojnë në skemat mbështetëse në bujqësi. 

Eduart Sharka, kreu i sindikatës së fermerëve të bashkuar:

‘Sot ishte një protestë e fermerëve të Lushnjës për të denoncuar kriteret diskriminuese të ndërmarra ndaj tyre. Për të adresuar të gjitha problemet që kemi në këtë kohë krize. Qeveria u mblodh për të dyfishuar fondin për naftën, por realisht llogaritë e kryeministrit ishin shumë të gabuara sepse fondi ishte 5 milionë euro për 10 milionë euro. Pra ndërkohë që në Shqipëri punohen 260 mijë hektarë dhe nafta e nevojshme është 50 milionë litër, qeveria ka miratuar një lloj fondi për 6 milionë litër.”

Të pakte ne numer por mesazhet nuk munguan. Mirlin Saraçi fermer nga zona e quajtur “Kosova e Vogël”, ka lexuar një letër të shkruar nga djali i tij 10 vjeçar.

Protesta e sotme ishte e qetë dhe paqesore, ndaj nuk solli prezence te policise, te cilet vezhguan nga larg zhvillimin e saj. Protestuesit njoftuan se edhe neser do te organizohen ne nje tjeter proteste te rradhes , si ne Tirane edhe ne Lushnje. 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb