Një ditë, ndërsa fermeri po kalonte pranë pusit, befas gomari i tij rrëshqiti dhe ra në të.

Pusi ishte i thellë kështu që gomari nuk mundi të dilte prej tij dhe shfryu i frikësuar për orë të tëra ndërsa fermeri po përpiqej të gjente idenë për ta nxjerrë nga pusi. Për fat të mirë në fund të pusit kishte mbetur vetëm pak ujë.

Pas disa orësh të menduari dhe duke parë gomarin duke pëllitur, ai më në fund vendosi se pusi tashmë duhej të mbulohej dhe gomari ishte i vjetër dhe nuk ia vlente të merrej më gjatë me të.

Kështu, ai ftoi të gjithë miqtë dhe fqinjin e tij që ta ndihmonin të mbulonte pusin duke lënë gomarin brenda.

Të gjithë njerëzit rrokën lopatat dhe filluan të kalojnë balten e dheun e tokës përreth brenda pusit. Në fillim gomari nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, por kur e kuptoi filloi të shfrynte edhe më fort. Pas ca kohësh ai u qetësua. Të gjithë u çuditën kur panë këtë heshtje.

Pasi fermeri ngarkoi disa lopata, ai shikoi poshtë në pus dhe u befasua kur pa se gomari bëri diçka të mahnitshme.

Ai pa që me çdo hedhje të lopatës që binte mbi kurrizin e gomarit, do ta shkundte atë dhe do të ngrihej një hap lart ndërsa e shtronte poshtë këmbëve të tij. Ndërkaq njerëzit vazhduani t’u jepnin lopatave dhe gomari i mençur vazhdoi të bëjë të njëjtën gjë dhe të bëjë hapa lart. Shumë shpejt ai ishte në buzë të pusit dhe i shpëtoi jeta.

Mësimi:

Kur jeta na hedh lopatat e baltës, mençuria është që të mos mbyteni e as të bëheni pis me njerëzit e vështirë apo nga të gjitha problemet që ndeshim por të merrni kohën që iu duhet për të ndaluar dhe për t’i përdorur ato një e nga një si themeli, bazament mbi të cilin do të mund të ngriheni më lart.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re