Policia spanjolle ka goditur një nga bandat më të mëdha të kokainës në këtë vend, ndërsa gjatë operacionit për kapjen e personave të përfshirë sekuestroi një makinë tip “Ferrari” të kuq me vlerë 250,000 euro, një arsenal armësh përfshirë revolverë dhe një shpatë japoneze.

Në pranga u vunë 12 anëtarë të bandës më të madhe të drogës në Madrid. Banda ishte shumë e dhunshme, sipas Policisë Kombëtare të Spanjës. Rreth 700,000 euro (836,640.00 dollarë) u sekuestruan, së bashku me 20 makina të shtrenjta, përfshirë Ferrari.

Një “avokat i drogës” kryente detyra ligjore për organizatën duke përfshirë pastrimin e parave, tha policia, ndërsa anëtarët e bandës përdorën emra të koduar për t’u referuar anëtarëve të tjerë të organizatës ose apartamenteve të përdorura për të ruajtur kokainën.

Anëtarët e bandës jetonin në prona luksoze, por nuk kishin asnjë shenjë të punësimit ligjor.

“Sipas hetuesve, ajo ishte organizata më e madhe e shpërndarjes së kokainës në kryeqytetin spanjoll”,- tha policia në një deklaratë.

Një video e policisë tregoi oficerët duke hequr një qese plot me para nga një dhomë e fshehur në tavanin e një apartamenti gjatë një bastisjeje.

Kreu i bandës, i cili është nga Maroku, kishte lidhje mes bandave të drogës në Kolumbi, Marok, Spanjë dhe Evropën Veriore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re