Kjo e moshuar është nje nga shume banoret te fshatit Ferras ne Levan qe është dëmtuar nga përmbytjet.
 
Banesa e saj nuk i shpëtoi dot vërshimit te lumit Vjosa nje dite me pare.
 
Gjithçka qe ajo ka ndërtuar është e mbuluar nga uji dhe riparimi i dëmeve duket i pamundur.
 
I gjithë fshati Ferras është nen pushtetin e ujit. Banoret thonë se ende nuk e kane marre veten nga përmbytjet e fundvitit te kaluar.
 
Deri tani nga verifikimi ne terren janë evidentuar 108 banesa te përmbytura. Gjate 48 orëve u evakuuan 8 familje qe rrezikoheshin nga vërshimi i ujit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re