Subscribe

“Quo Vadis” i moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të hënë i është kushtuar festave të fundvitit, ku të ftuarit kanë diskutuar për mënyrës se si festojnë shqiptarët.

I ftuar në studio pedagogu i ekonomisë Rezart Prifti i cili është dhe moderator i emisionit “Armiku i Popullit” në Vizion Plus, theksoi se zakonisht për festa shqiptarët imitojnë të pasurit.

Sipas tij mbushja e tavolinës plot në festa nuk është identifikues i të ardhurave por i kulturës.

“Edhe nëse nuk jemi të pasur ne imitojmë të pasurit. Sa i përket tavolinës plot është më shumë identifikim kulturor se sa identifikim i të ardhurave. Ai që nuk e ka mbushur tavolinën  plot për vit të ri do të thotë që e ka patur të mbushur përgjatë gjithë vitit”, u shpreh Prifti.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re