Presidenti amerikan Bill Clinton qëndroi nën shoqërinë e kryeministrit Rama në vilën qeveritare në Bllok deri në mesditë.

Qeveria nuk dha detaje nëse në takim morën pjesë edhe individë të tjerë, por presidenti u ruajt në masa të posacme sigurie.

Fakt është se për të dy liderët, edhe për ftuesin, edhe për mikun, sot ishte një ditë e shënuar.

Edi Rama festoi 59 vjetorin e tij, ndërsa Bill 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Cliton u largua duke përshëndetur sytë kureshtarë, ndërsa Edi Rama ia dha përqafimin e fundit në aeroport.

Duke e postuar fotografinë me një citim të presidentit: “Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”.

Presidenti qëndroi në Tiranë 24 orë dhe u ftua nga kreu i qeverisë shqiptare për tu nderuar me Yllin e Mirënjohjes Publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re