3 viktimat nga aksidenti fatal ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd janë Elmi Keqja 53-vjeç, bashkëshortja Elona Keqa 35-vjeç dhe shtetasi Elis Sulmataj 18 vjeç.

Bëhet me dije se çifti ishte me orgjinë nga Kukësi dhe me personat e tjerë që ishin në makinë kishin lidhje familjare, dhe ishin nisur për në Korçë për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre.

Nga ky aksident i rëndë të rëndë janë plagosur shtetasi Elisiado Keqa rreth 10 vjec, Ambra Halili rreth 20 vjec.

Kujtojmë se automjeti i tyre ra në greminë mëngjesin e djeshëm dhe operacioni i shpëtimit ka qenë mjaft i vështirë për shkak të terrenit, vërshimit të fuqishëm të lumit Shkumbin si dhe temperaturave të ftohta të ujit.

Njësitë e shpëtimit kanë hapur një rrugë provizore për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimave.

Një dëshmitar i cili ka parë ‘skenën e tmerrshme’ tha në një prononcim për mediat se është hera e tretë që ndodh një aksident në atë vend pasi nuk është marrë asnjë masë për vendosjen e barrierave. Mësohet se barrierat mbrojtëse kishin muaj që ishin prishur.

(Foto e viktimës Elmi Keqja, 53 vjeç)

(Foto e viktimës, Elis Sulmataj 18 vjeç)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re