Meta u uron fëmijëve Festën e 1 Qershorit: T’iu sigurojmë një të ardhme të sigurt në atdheun tonë

Presidenti Ilir Meta ka uruar fëmijët për festën e 1 qershorit duke publikuar edhe 1 foto mes tyre.

Meta thotë se duhet të ecim dorë për dore me fëmijët deri në realizimin e ëndrrave të tyre për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane.

Po ashtu ai thotë se fëmijëve shqiptarë u duhet t’u sigurohet një e ardhme e sigurt dhe frymëzuese në atdheun e tyre.

POSTIMI:

Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!

Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!

Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re