12 shtator “Festa e Roshnikut”, ose ndryshe “Festa e fikut” mblodhi bashkë për dy ditë me radhë këtë fundjavë (8-9 shtator) fermerë e banorë të njësisë administrative Roshnik, dhe jo vetëm, në organizimin e “Festës së fikut”, një nga produktet për të cilat është e njohur kjo zonë.

Festa bëri bashkë fermerët të cilët sollën prodhimet e tyre në panairin agroturistik, si një mënyrë për të promovuar traditën, produktet, kulinarinë dhe natyrën shqiptare me potenciale për zhvillimin e ekonomisë lokale.

“Produktet  e jashtëzakonshme të zonës, muzika, valltarët e lojërat për fëmijë, e bënë këtë festë fantastike për turistët dhe të gjithë pjesëmarrësit”, u shpreh kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo,

Festa e Roshnikut është një aktivitet i përvitshëm ku bëhet promovimi i produkteve të zonës. Njësia Roshnik ndodhet në territorin ku është dhe Parku Kombëtar Mali i Tomorit, i cili ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re