Me rastin e Festës së Greqisë, sot në Këlcyrë ka shkuar edhe zv/ministri i Jashtëm grek, Kostandinos Vllasis. Ndërkohë në krah të tij janë parë edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule dhe ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.

Ndërkohë për të parandaluar incidente të mundshme që mund të krijohen, policia e Gjirokastrës ka ngritur postbllok tek “Ura e Leklit”, ndërkohë që ka prani të shtuar të forcave të policisë.

Çdo vit me dhjetëra qytetarë grekë mblidhen në Këlcyrë për të përkujtuar Festën Kombëtare të Greqisë. Autoritetet e vendin fqinj si dhe të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke vijnë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.

tak

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re