Fieri ka mbledhur bashkë bujqit e përfaqësuesit e politikës në festën e grurit, në një kohë kur fermerët kërkojnë më shumë mbështetje për të shitur prodhimin me një cmim të arsyeshëm. Nga kjo festë, Taulant Balla, është ndalur tek kjo situatë, duke theksuar se sot fermerëve u mungojnë pikat e grumbullimit, shqetësim që e ka ndeshur edhe gjatë takimeve me ta.

Mesa duket për këtë problematikë është në dijeni edhe ministria e bujqësisë. Shqetësimin e kanë prezent edhe vetë fermerët.

“Ne nuk jemi sot këtu vetëm pë festë, kemi komunikuar edhe me kryepleqtë e fshatrave përtë nxitur që të jenë më të bashkuar me njëri tjetrin në marrëdhënien me blerësit. Ajo që mund t’u them është se këtë vit çmimi i shitjes së grurit do jetë mbi 50 lekë që do të thotë se është një çmim dyfish më të lartë. E rëndësishme është që bujqit të mos bien pre e abuzimeve që mund të sjellin blerësit. Ky është një vit shumë më i mbarë dhe ka një prodhim më të madh. Për vitet më pas duhet të rrisim kapacitetet e grumbullimit. Por sot ju them se nuk është aspak e vërtetë se çmimi i grurit është 350 lekë”-tha Balla.

Ndërkohë nga Fieri balla ëahtë ndalur edhe tek reforma territoriale. Sipas tij deri më tani ështe bëre nje ndryshim rrënjësor. Sipas mendit të tij, më pak bashki do të jetë edhe më mirë, pasi fuqizohen bashkitë dhe ka më tepër sherbime në dobi të qytëtarëve.

“Reforma territoriale është bërë në 2014. Dhe është bërë një ndryshim thelbësor nga 384 njësi kemi shkuar në 61 dhe në çdo vend këto lloj ndryshimesh duhet të kalojë më shumë kohë për t’u riparë numri i bashkive. Unë e kam thënë se ndoshta edhe më pak do ishte edhe më mirë, për tëfuqizuar bashkitë dhe për të pasur shërbime më të mira ndaj qytetarëve. Komisioni për Reformën Territoriale duhet të ketë si synim të shohë se çfarë mund të përmirësojë në aspektin e shërbimeve”- u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.

Taulant Balla, kreu i bashkise Fier, Armando Subashi, deputetë dhe qytetarë të shumtë u bënë pjesë e festës së grurit, e cila sipas ballës duhet të kthehet në një festë kombetare.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re