Këtë të shtunë 28 tetor 2023 në Këlcyrë dhe Bularat  u zhvillua Festa Kombëtare e ”Jo”-së që festohet në Greqi.

 

I pranishëm ishte dhe zv/ministri i jashtëm grek, Jorgos Kotsiras i cili mbajti dhe një fjalim.

 

Zv/ministri i jashtëm grek përsëriti qëndrimin e Greqisë për çështjen Beleri duke u shprehur se Beleri ka te drejte te betohet si kryetar i bashkisë Himarë.

“Ashtu siç është diskutuar marrëveshja dy palshe për eshtrat, të njëjtin bashkëpunim kërkojmë për çështjen Beleri, me qëllim që të mos vazhdojë të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve, siç është theksuar nga kryeministri Mitcotakis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, e drejte që buron nga Kushtetuta  dhe është absolutisht korrekte me të drejtën evropiane. Greqi mbështet në mënyrë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë në BE por kjo nënkupton respektimin e shtet ligjor”, tha Jorgos Kotsiras.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re