Festa e karnavaleve i dha jetë fundjavës në Berat.

Protagonistë ishin fëmijët e kopshteve dhe shkollave të qytetit.

Nën maskat e personazheve më të dashura ata dhuruan një shfaqje të vërtetë që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit.

Aktiviteti ishte pjesë e një kalendari të bashkisë për të gjallëruar jetën kulturore në qytetin muze të mbrojtur nga UNESCO

“Të gjitha festat lokale të bëhen pjesë e guidave turistike” u shpreh Afize Skëndo, nënkryetare e Bashkisë Berat.

Synimi është për ti dhënë larmi qytetit veçanërisht në fundjavë, ku dhe pse në stinën e dimrit nuk mungojnë vizitorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re