Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka uruar komunitetin musliman në Serbi, duke zgjedhur këto fjalë:

“Bajrami i Ramazanit prej shekujsh ka dhënë një shtysë fisnike për të mbushur zemrat me mirësi dhe falje. Në kohë sprovash, kur bota është në një kthesë historike, besoj thellësisht se do të vazhdojmë të punojmë me mençuri dhe përkushtim për një të tashme më të mirë dhe një të ardhme edhe më të mirë për Serbinë tonë. Jam i bindur se përpjekjet që ne i investojmë së bashku duke ndërtuar dialogun, duke ushqyer me kujdes miqësinë dhe besimin, ne forcojmë themelet e përhershme dhe të qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, një lesbike, zgjodhi këto fjalë për urimin e saj kortezial:

“Në emër të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e Fitër Bajramit, duke ju uruar që ta festoni me shëndet dhe gëzim, të mbledhur me më të dashurit tuaj”.

Njëkohësisht, ajo uroi që “në një kohë sfidash të mëdha, kjo festë e madhe të sjellë dhe ruajë harmoninë, lumturinë dhe paqen familjare dhe kujtoi se bashkimi, respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë çelësi për krijimin e një të ardhmeje më të mirë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re