10 shtator Për 2 ditë me radhë, në Roshnik, të Beratit, një zonë e njohur për zhvillimin e agroturizmit u organizua “Festa e Roshniku”, traditë e kahershme e zonës.

Tetë stenda prezantuan prodhimin vendas, kryesisht fiq, rrush, verën apo vajin e ullirit.

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ishte kujdesur për ta shndërruar në festë aktivitetin.

Në të dy netët pati muzikë, valle dhe alegri, lojëra për fëmijë falë edhe shpirtit festiv të banorëve të zonës.

Në natën e parë ishte e ftuar speciale këngëtarja Blerina Braka, që rikthehej në qytetin ku lindi e u rrit.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i bashkisë, Ervin Demo.

“Produktet  e jashtëzakonshme të zonës, muzika, valltarët e lojërat për fëmijë, e bënë këtë festë fantastike për turistët dhe të gjithë pjesëmarrësit”, u shpreh kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, etksa tehksoi se “Festivali i Verës” dhe “Festa e ullirit”, janë dy aktivitetet e tjera që do të zhvillohen së shpejti.

#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_22-1.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_21-1.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20-1.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_19-1.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_18-1.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_17-1.png) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 6

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re