Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohet festa e pavarësisë së SHBA-ve.

Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dy janë parë në rresht të parë pranë njëri-tjetrit teksa ndjekin aktivitetin për pavarësinë e SHBA-së.

Në një skenë të ngritur në ambientet e rezidencës së SHBA-së, ka foolur e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones. Ajo tha se kushtetuta amerikane është themeli më i vjetër i demokracisë.

Në fjalën e saj, e ngarkuara me punë e Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones tha se Shqipëria ashtu si Amerika ka luftuar  fort për  të arritur të drejtat e saj.

SHBA feston ditën kombëtare të pavarësisë me 4 korrik, por ambasada ka zgjedhur datën e sotme për të “ndezur” atmosferën në kryeqytet.

“Ne amerikanët e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane…

Edhe Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka – përfshi jetët e tyre – si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. 

Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik”- tha mes tjerash ajo”-tha ajo.

Në fakt, Meta, akuzohet nga mazhoranca se ka shkelur pikërisht parimet kushtetuese të vendit, duke anuluar zgjedhjet me një dekret që shfuqizoi dekretin e tij të parë, atë të 30 qershorit.

Një akt që nuk u konsiderua nga mazhoranca për sakohë nuk solli pasoja në procesin zgjedhor, i cili u mbajt në datën e parë të dekretuar nga Meta.

Të pranishëm në këtë ceremoni në rezidencën e ambasadës së SHBA janë edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nënkryetari i partisë Patrit Vasili, personalitete të tjerë nga politika, media arti e kultura.

Dita e Pavarësisë së SHBA u shënua të enjten e 4 korrikut, por ambasada në Tiranë, vendosi ta kremtojë ditën e sotme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re