Dy vëllezër, 33 dhe 27 vjeç qytetarë me origjinë shqiptare u arrestuan në Romë me akuzën e dëmtimit të rëndë.

Në Natën e Vitit të Ri, të dy vëllezërit po merrnin pjesë në një festë, ku ishin mbledhur dhjetëra njerëz. Në orët e para të mëngjesit, ata janë konfliktuar me një italian nga zona e Rexhio Emilias. Shqiptarët ishin konfliktuar fillimisht me fjalë me italianin, kurse konflikti më tej ka shkuar në përplasje fizike, shkruajnë mediat italiane.

Përleshja e dhunshme u pa nga kalimtarët e rastit, të cilët lajmëruan policinë në numrin 112. Policia arrestoi dy vëllezërit me origjinë nga Shqipëria. Ndërsa italiani u dërgua për kurim në spital, dy shqiptarët u dërguan në burg, në pritje të gjykimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re