Ndër deputetët e rajonit, deputetët maqedonas për vitin 2017 rezultojnë kampionë shpënzimesh për harxhime rrugore. Sipas hulumtimeve të rrjetit të gazetarëve SKUP, llogaritë për udhëtime zyrtare të deputetëve për pagesa rrugore, karburant dhe shpenzime të tjera kanë shkuar në shuma deri në 4 mijë euro.

Por ky luks i deputetëve ka marrë një “goditje” pasi Komisioni për Sistem Politik votoi ndryshimet ligjore ku parashkohet një ulje me me 33% e kostove rrugore. Kryetari i komisionit, Aleksandar Kiracovski, duke arsyetuar propozim ligjin tha se tani do të jenë minimale mundësitë për keqpërdorimin e parave të qytetarëve.

“Si më përgjegjës në këtë shtet, dua të theksoj se kjo shumicë parlamentare, respektivisht të gjithë  propozuesit e kësaj zgjidhjeje ligjore, janë iniciatorë që shpenzimet rrugore të ulen për 1/3, në krahasim me zgjidhjen ligjore paraprake. Kjo do të thotë se nga 30% e çmimit të derivateve për një kilometër, ne sot i propozojmë Kuvendit të Maqedonisë që ajo përqindje të ulet në 20%. Çdo rrugë e kaluar brenda Republikës së Maqedonisë, pavarësisht vendit ku jeton një deputet, deri në Kuvendin e Maqedonisë patjetër do të duhet të konfirmohet “, tha Kiracovski.

Inicimi për ndryshimet e tilla ligjore ishin propozim i grupit parlamentar të LSDM-së pas skandaleve të cilat u shpalosën vitin e kaluar ku disa prej deputetëve kishin marrë shuma marramendëse për harxhime rrugore.

10 deputetët që kryesojnë sipas shpenzimeve rrugore për vitin 2017 janë:

Alija Kamberovski – 4.280 EuroSasho Pockov – 3.975 EuroLiljana Zaturovska – 3.932 EuroMira Stojçevska – 3.924 EuroAgim Shakiri –  3.911 EuroAleksandar Kiracovski – 3.844 EuroSasho Vasilevski – 3.843 EuroTomislav Tuntev – 3.843 EuroVasko Kovaçevski – 3.829 EuroLiljana Kuzmanovska – 3829 Euro

Në propozim ligjin e ri, po ashtu parashikohet që deputetët që jetojnë më larg Shkupit të mund të vendosin nëse do të dëshirojnë të udhëtojnë për çdo ditë, ose të marrin banesë me qira.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re