Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e djeshme në festën e organizuar nga ambasada britanike me rastin e ditëlindjes së Mbretit Karl i III-të.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thotë se lidhjet mes dy popujve dhe marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme dhe solide.

Meta shprehet krenar, ku edhe si aleatë në NATO, kemi kontribuar aktivisht për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë.

“Kënaqësi e veçantë të pranoja ftesën e  Ambasadorit Britanik në Tiranë, SHTZ Alastair King-Smith për t’iu bashkuar ditën e djeshme festës së organizuar me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Karl i III-të.

Lidhjet mes dy popujve tanë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme dhe solide.

Ndaj ne jemi krenarë për këtë marrëdhënie kaq të veçantë, ku edhe si aleatë në NATO, kemi kontribuar aktivisht për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë.

Duke festuar Ditëlindjen e Mbretit, ndamë edhe urimet për përparimin e këtyre marrëdhënieve kaq të rëndësishme për të gjithë shqiptarët”, shkruan Ilir Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re