Mali i Zi sot feston Ditën e Pavarësisë dhe 17-vjetorin e rikthimit të pavarësisë shtetërore me referendum, raporton Anadolia.

Në referendumin e 21 majit 2006 votuan 419.240 qytetarë ose 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Pavarësinë e shtetit e kanë përkrahur 230.661, ose 55.5 për qind e qytetarëve malazezë të cilët kanë dalë në referendum, ndërsa 185.002 ose 44.5 për qind kanë votuar për të mbetur në shtet të përbashkët me Serbinë.

Parlamenti i Malit të Zi paraprakisht ka miratuar Ligjin për Referendum, i cili është pajtuar me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Që referendumi të ishte i suksesshëm, ishte e nevojshme që ai të mbështetej nga 55 për qind e votuesve.

Pyetja e referendumit ishte: A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridik ndërkombëtar?

Pavarësia e Malit të Zi u shpall më 3 qershor 2006, ndërsa më 28 qershor të atij viti, Mali i Zi u bë anëtari i 192-të i Kombeve të Bashkuara dhe më 11 maj 2007, anëtar i Këshillit të Evropës.

Me rastin e festës së Pavarësisë, datat 21, 22 dhe 23 maj janë ditë jo pune në Mal të Zi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re