29 dhjetor – “Festat duan dashuri” nuk është vetëm një slogan, por një axhendë konkrete me aktivitete, në të gjithë Shqipërinë, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, atyre me aftësi të veçanta, viktimave të dhunës në familje apo gjyshërve dhe gjysheve, që strehohen në qendrat e përkujdesit social.

Si deputet i qarkut të Beratit, në këtë prag festash, ministri Klosi u ndal në qendrën e zhvillimit në Berat, ku strehohen 27 fëmijë me aftësi ndryshe, të grupmoshave të ndryshme.

“Kjo nismë është për t’u dhënë dashuri atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashurinë e shoqërisë, për dashurinë e shtetit, për dashurinë e njerëzve që mund të ndajnë me ta një festë kaq të bukur sa festat e vitit të ri”, tha ministri Klosi.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë jo vetëm të trajtimit me dashuri të fëmijëve dhe njerëzve në nevojë, por edhe të mundësive që i duhen krijuar atyre për të qenë të aftë për punë, megjithëse me nevoja të veçanta.

”Shkolla profesionale këtu në Berat trajton dhe trajnon disa nga fëmijët me aftësi të kufizuar për ti bërë atyre të mundur që të hyjnë në tregun e punës”, u shpreh ministri Klosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re