Bie fluksi i levizjeve në pikë  e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia drejt vendit tonë nga kjo pikë kalimi 4751 nga 7000 që ka qenë një ditë më parë.

 

Në anën tjetër fluksi ka qënë në rritje përsa i përket shtetasve në dalje. Nëse një dite më parë kanë dalë në drejtim të Greqisë 1625 shtetas në 24 orët e fundit numri i tyre ka shkuar në 3215 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Fluks ky i pritshëm pasi shtetasit shqiptar që punojnë në shtetin fqinj janë kthter në vendin e tyre të punës.

 

Në kushte të tilla në të dy anët e kufirit është ulur numri i sporteleve por në ditët e fundit të vitit ky numër pritet të jetë më i madh në varësi të hyrjeve dhe daljëve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re