24 dhjetor – Festat e fundvitit kanë ndryshuar thuajse tërësish atmosferën në qytetet e vendit, ku bashkitë dhe qendrat kulturore janë duke krijuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë dhe familjarë, duke sjellë atmosferën festive në këto qytete.

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat ka zhvilluar një spektakël artistik me rastin e festave të fundvitit, ku të rinjtë e shkollave të mesme kanë performuar në një sërë zhanresh artistike, duke treguar talentin e tyre, i cili u mirëprit nga publiku vendas.

Spektakli artistik “Shou rinor” nxorri në pah talentin e të rinjve në muzikë, kërcim etj, duke fituar edhe duartrokitjet e artdashësve beratas.









/e.caushi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko