Festat e fundvitit kanë rikthyer në atdhe shumë shqiptarë, të cilët punojnë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së djeshme, në kufijtë shqiptarë u shënua një dyndje e madhe emigrantësh, që po ktheheshin për t’u bashkuar me familjet e tyre.

Kështu, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 6003 dhe kanë dalë 2500 shtetas. Aktualisht, në këtë pikë kufitare po punohet me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re