Në prag të festave të fundvitit u sekuestruan 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë në Tiranë e Vlorë.

Policia ushtroi kontrolle në 447 dyqane të ndryshme dhe tregje të shumicës ku u konstatuan fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike.

“Në Tiranë u sekuestruan 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese ndërsa në Vlorë 40 kapsolla”- njoftuan unifromat blu.

Njëri prej pronarëve të një dyqani është ndëshkuar me masë administrative.

Policia e Shtetit u bëri të gjithë tregtarëve të shumicës dhe pakicës që të mos tregtojnë dhe përdorin kapsolla e fishekzjarrët pasi do përballen me ligjin.

Materialet hetimore në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re