Ndërrimi i viteve dhe ditët në vazhdim kalojnë në gjendje gatishmërie ekipet e bluzave të bardha. Për t’iu përgjigjur në kohë çdo urgjence shëndetësore, të gjitha spitalet dhe urgjenca kombëtare janë në shërbim të qytetarëve përgjatë 24 orëve. Në intervistën e dhënë për Vizion Plus, Ogerta Manastirliu Ministrja e Shëndetësisë dhe Shërbimit Social jep detaje se si janë të shpërndara në terren ekipet mjekësore.

 

Ekipet nuk do të mungojnë për asnjë rast edhe në hotelet apo kampet me çadra ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti i nëntorit.

 

Masat e marra përfshijnë edhe barnat shtesë nëse nevoja do ta kërkojë dhe listën e mjekëve në pritje në rastin e ndonjë emergjence.

 

Për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të qytetarëve deri në zonat me të thella të vendit, njësia e helikopterëve është në gjendje gatishmërie.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re