Dispanceria e spitalit rajonal të Korçës po përballet me fluks vizitash e shtrimesh ditët e fundit kryesisht të pacientëve të infektuar me Covid-19.

 

Sipas mjekeve specialistë grumbullimet e festave sollën rritje të infektimeve, ndërsa dyshimet janë se Omikron po dominon tek rastet e reja. Nga ana tjetër janë të shumtë qytetarët e dyshuar që kryejnë teste të shpejta. Epidemiologia Merita Kroi bën të ditur se çdo ditë testohen të paktën 100 persona, nga të cilat rreth 70 rezultojnë pozitivë me koronavirus.

 

Edhe në pikat e testeve të shpejta në Durrës ka patur rritje të kërkesës ku në harkun kohor të 24 orëve kryehen rreth 300 teste.Me rritje të infektimeve po përballet thuajse cdo qark ku shifrat ditore në rang kombëtar janë rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re