Duke festuar mbrëmë, me një grup mikeshash, kanë qenë Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Bashkë me to, në fotografi duket edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Fotografia e postuar nga Jeri Lalaj tregon qartë miqësinë e një kohe të gjatë dhe, veç të tjerash, pamundësinë për t’u bërë bashkë sa herë që kanë dëshirë sepse secila prej vajzave ka angazhime të shumta, secila në fushën e vet.

Dhjetori është një mundësi e mirë për të lënë ca gjëra mënjanë e për t’u takuar me njerëzit e afërt, sidomos ata që nuk ke mundësi t’i shohësh shpesh por i ke përherë me vete./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re