Edhe pse sot shumë qytete kanë bërë përgatitjet për ndërrimin e viteve, atmosfera festive në qytetin e Durrësit është e vakët.

 

Tërmeti i 26 nëntorit e mbylli 2019 me një shenjë që me shumë vështirësi mund të fshihet nga kujtesa e qytetarëve . Ata japin urimet e tyre duke kërkuar që viti 2020 tu sjellë punë dhe qetësi.

 

E njëjta situatë është edhe në Fushe-Krujë : këtë vit në qendrën e qytetit nuk është vendosur pema e vitit e ri.

 

Banoret thonë se është viti i pare qe qyteti i tyre nuk është zbukuruar , dhe kjo për shkak të shtëpive që janë prishur nga tërmeti.

 

Por ndërsa viti i ri 2020 është në prag, banorët janë të shqetësuar për fatin e shtëpive të tyre, pasi punimet restauruese nuk kanë filluar ende.

 

Ky është një pallat 8-katesh në lagjen 18 që është dëmtuar rëndë: që prej 26 nëntorit aty nuk është vënë dorë.

 

Të tjerë vijojnë të heqin mobilet dhe pajisjet elektro-shtëpiake, me shpresën se shumë shpejt do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

 

Ndërsa firmat ndërtuese kanë aplikuar për të marrë leje ndërtimi për riparimin e dëmeve të tërmetit , bashkia ka miratuar shumë pak të tilla . Arsyeja kryesore është mungesa në dokumentacion nga ana e aplikantëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re